Kancelari austriak përkrah idenë e Vucic’it për ‘Jugosllavinë e re’

E publikuar: 31/05/2018 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelari austriak Sebastian Kurz i ka dalë në përkrahje idesë së presidentit serb Aleksandar Vucic dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cila synon ta krijojë një ‘Jugosllavi të re’.
Bëhet fjalë për tregun e përbashkët rajonal, i cili u hodh në diskutim nga Rama e Vucic, e më pas u komentua shumë

E se shefi i Qeverisë austriake e ka dhënë këtë përkrahje, e ka thënë kryeministri Edi Rama, për çka më pas edhe i është falenderuar kancelarit Kurz.

“Me kryeministrin Kurz kemi folur edhe për çfarë janë pritshmëritë tona nga Presidenca austriake e Bashkimit Evropian në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë, të lansuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, gjë për të cilën jam falënderues që kryeministri Kurz ka shprehur interesin dhe mbështetjen e tij”, deklaroi Rama pas takimit me kancelarin austriak në një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkohë, kancelari Kurz u takua një ditë më herët me presidentin kosovar Hashim Thaçi, mirëpo nuk u raportua se edhe tregu i përbashkët ka qenë një prej temave.

Sidoqoftë, vitin e kaluar Rama kishte vizituar Serbinë, nga ku sollën idenë se rajonit i duhet një treg i përbashkët. Pas kësaj, mediat dhe njohësit e rrethanave politike, e quajtën këtë ide si një ‘rikthim të Jugosllavisë’