Sapo ka hyrë në fuqi Akti për Automjetet me Zero-Emetime (ZEVA) në British Columbia, Kanada.
Nën këtë rregull, 10% e të gjithë kamionëve dhe makinave për detyra të lehta të shitura në BC deri në vitin 2025 duhet të kenë zero-emetime (elektrike, plug-in hibride, ose me hidrogjen).
Deri në vitin 2040, provinca do të ndalojë komplet shitjet e makinave me karburant, nëse ligjet nuk ndryshojnë për 30 vitet në vazhdim.
Megjithatë ligji nuk garanton që pas vitit 2040 nuk do të ketë makina me karburant në këtë territor, pasi njerëzit mund të mbajnë makinat e tyre dhe ti furnizojnë me karburant në provincat fqinje.
Ndërkohë që shitjet e makinave elektrike në Kaliforni po rriten çdo ditë e më tepër, British Columbia është vendi i parë që miraton legjislacionin që ka për qëllim ndalimin e shitjes së makinave me karburant. /PCWorld Albanian