Kanabisi po shkakton një gjendje misterioze shëndetësore

E publikuar: 09/12/2017 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Britmat dhe të vjellat janë duke u bërë të zakonshme në dhomat e emergjencës po thonë doktorët, me pacientët të cilët po vijnë me simptoma të tmerrshme duke bërtitur dhe vjellë, përderisa po kërkojnë ndihmë.

Gjendja shëndetësore, e quajtur “Cannabinoid Hypermesis Syndrome” (CHS), nuk po kuptohet ende siç duhet por ekspertët mjekësor besojnë se simptomat po shfaqen tek ata të cilët konsumojnë sasi të mëdha të marijuanës, transmeton Gazeta Express.

Dr. Aimee Moulin, një mjeke në dhomën e emergjencës në Qendrën Mjekësore UC-Davis në Kaliforni, SHBA, tha se ka parë rritje të rasteve me këtë gjendje shëndetësore prej kur Kalifornia e legalizoi marijuanën rekreative nëntorin e kaluar.

“Kam bërtitur për vdekje”, tha për NPR Chalfonte LeNee Queen, 48 vjeçe, pasi përjetoi sëmundjen e tmerrshme.

“Kam qarë për nënën, e cila ka vdekur që 20 vjet, duke mos e kuptuar se ajo s’mund të vijë tek unë”, tha ajo.

Pak hulumtim është bërë rreth kësaj teme, por një studim gjeti se përdoruesit e kanabisit që konsumojnë kanabis tre deri në pesë herë në ditë mund ta fitojnë këtë gjendje shëndetësore.