Kampioni vazhdon me humbje, mposhtet në udhëtim te Dallas

E publikuar: 18/11/2018 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dallas Mavericks ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë kampionit në fuqi Golden State Warriors.

Në fakt ishte fitorja e katërt radhazi për Mavericks dhe e shtata në përgjithësi këtë edicion.

Pas 48 minutave lojë, Mavericks triumfuan me tri pikë diferencë 112:109.

Edhe në këtë takim kampioni në fuqi ishte me mungesa, pasi fundori Steph Curry dhe alo qendra Draymond Green nuk u paraqitën fare.

Më meritori për këtë fitore të Mavericks ishte ‘Rookie’, Luka Doncic me 24 pikë, katër asistime e nëntë kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Harrison Barnes me 23 pikë e tetë kërcime, ndërsa Dennis Smith JR shtoi 14 të tjera.

Për kampionin në fuqi, Kevin Durant ishte koashënuesi më i mirë në këtë mbrëmje me 32 pikë, ndërsa 22 të tjera i shtoi Klay Thompson por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e dytë radhazi dhe të pestën në përgjithësi këtë edicion.

Në ndeshjen e ardhshme, Dallas do të takohet me Memphis Grizzlies, ndërkohë kampionin e pret një tjetër sfidë e vështirë pasi luan me San Antonio Spurs. /Telegrafi/