Skuadra kampione bote dominoi provat zyrtare të Melborne për Çmimin e Madh të Australisë..
Një vit më pas e njëjta histori. Mercedes nuk lë gjë për rivalët në kronometrimin e parë zyrtar të sezonit. Skuadra kampione bote dominoi provat zyrtare të Melborne për Çmimin e Madh të Australisë duke ua bërë të ditur rivalëve se edhe gjatë këtij sezoni, lufta mes pjesës tjetër mund të përqëndrohet vetëm te objektivi i vendit të dytë. Leëis Hamilton i vuri të gjithë në rresht me kohën 1 minutë, 26 sekonda e 327 të mijtat duke lënë pas shokun e skuadrës Nico Rosberg me 6 të dhjetat, ndërsa Felipe Massa mbyll podiumin me 1.4 sekonda.
Zhgënjim i pjesshëm për Ferrarin e Vettel që u rendit i katërti me rreth një sekondë e gjysmë, diferencë e frikshme që tregon qartë se skuadra e kuqe ka ende shumë rrugë për të bërë. Kimi Raikkonen regjistroi kohën e pestë më të mirë përpara Ëilliamsit të Valtteri Bottas, ndërsa Ricciardo, Carlos Sainz Jr, Grosjean dhe Maldonado mbyllin dhjetëshen e parë. Zhgënjim total për McLaren Honda me Jenson Button në vendin e 17, plot 3 sekonda larg Mercedesit, ndërsa Red Bulli i Danii Kvyat nuk artiti të kualifikohej për në sesionin e tretë.