Feronikeli e ka mbyllur sezonin me barazim 2:2 me Hajvalinë në udhëtim, ndërsa në një rang më poshtë të garave kanë rënë Vushtrria dhe Istogu. Drita që humbi derbin kundër Gjilanit mbijetesën e kërkon në ndeshjen e barazhit, ashtu sikurse Drenica që mposhti Istogun.
Kampioni në fuqi, Feronikeli ka barazuar 2:2 me Hajvalinë, në një ndeshje mjaft interesante në Kizhnicë, ku vendësit shënuan dy gola në minutat e fundit.
Golin e parë për Feronikelin e shënoi sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka, ndërsa golin e dytë Mendurim Hoti.
Hajvalia nuk u dorëzua dhe në fund të takimit shënoi dy gola me anë të Haxhi Shala (autogol) dhe Liridon lëçit.
Pas këtij barazimi, Feronikeli e mbyll edicionin me 59 pikë, apo 10 më shumë se sa Hajvalia në pozitën e dytë.
Në derbin e ndërmjet Dritës dhe Gjilanit fitore ka shënuar skuadra mysafire me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Xhevdet Shabani.
Drita falë humbjes së Istogut nga Drenica, ka siguruar pozitën e 10’ dhe tashmë mbijetesën duhet ta kërkojë në ndeshjen e barazhit kundër Flamurtarit ashtu sikurse edhe Drenica kundër Dukagjinit. /Express