Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, e ka akuzuar Albin Kurtin, që po rrezikon raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I njohur si “Kamishi”, Haxhiu tha që kjo po bëhet pasi edhe vet koalicioni qeverisës u bë me ndihmën e Borellit, andaj po refuzohet i dërguari i Trump Grenell, shkruan gazeta inFokus.
“Po rrezikon raportet tona me ShBA-të e NATO-n, uroj që populli ta kuptoj që Qeveria Kurti nuk dëshiron ndërmjetësimin e Grenellit, pasi kjo Qeveri u bë me Borellin”.
“Nuk ka shqiptarë që mes Grenell e Borellit e Lajçakut, një spanjolli e sllovaku ia beson dialogut këtyre të fundit, është veç një njeri që e refuzon Amerikën, ai është Albin Kurti, prandaj nuk i ngutet, pasi me Borellin e Lajçakut, koha punon për Serbinë, e me ndërmjetësimin e Grenell, janë arritur tre marrëveshje me Serbinë”, ka thënë Haxhiu.
“Qeveria Kurti ende nuk është unike për këto marrëveshje, nuk ka deklarime publike, nuk është hera e parë që Kurti tenton me i prish këto raporte, ju kujtohet që në protestë për kauza që i ka harru ambasadoren e SHBA-së e kanë lëndu, vendosja e taksës ishte legjitime, po kishte si qëllim ndëshkimin e Serbisë e sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë, taksa e dha efektin e saj prandaj SHBA-të e BE u angazhuan seriozisht për të arritur marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, ishte PDK e Kadri Veseli që ishin të qartë për taksën e t’i hapej rrugë dialogut”.















