Policia do të mbikëqyrë disa pika në qendër të Prishtinës me anë të kamerave.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka instaluar kamera përmes të cilave do t’i vëzhgojë disa pika në qendër të Prishtinës.
Togeri Bekim Zogiani ka bërë të ditur për KALLXO.com se përveç rasteve specifike të cilat raportohen në polici, do të ketë vëzhgim të vazhdueshëm nëpërmjet kamerave të vendosura
“Zyrtarët të cilët janë në detyrë i monitorojnë këto kamera vazhdimisht”, tha Zogiani. Ai nuk tregoi se cilat pika në qendër të kryeqytetit do të vëzhgohen nga kamerat.
Këto kamera janë donacion i Ambasadës Norvegjeze në Kosovë dhe janë sjellë në bashkëpunim me OSBE-në për Rajonin e Policor Qendër.
Dje KALLXO.com shkroi edhe për ndihmën amerikane prej 1 milion e 100 mijë dollarëve që iu dha Policisë Kufitare të Kosovës.



















