Kamberi: Bota do ta mbajë në mend Srebrenicën, politika e Vuçiqit për revidimin e historisë dështoi

E publikuar: 23/05/2024 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kalimin të rezolutës për Srebrenicën në OKB.

Ai tha se Bota do ta mbajë mend Srebrenicën.

Postimi i plotë:

Bota do ta mbajë në mend Srebrenicën.

Rezoluta për Srebrenicën kaloi në OKB.

Politika e Vuçiqit për revidimin e historisë dështoi.

84 vende të botës i dhanë grusht të fortë narativit politik të presidentit serb të mohimit të krimeve të luftës dhe gjenocidit në Srebrenicë, politikës së glorifikimit të kriminelëve të dënuar.