Kam me shkue n’Kosovë nëse Ed Miliband bahet kryeministër!
Kështu e ka titullue kolumnen e vet javore, autori Taki Theodoracopulos, në revistën britanike që botohet t’Shtunën, me 9 Maj “The Spectator”.
Në nji analizë që i ban profilit të kandidatëve që po votohen sot në zgjedhjet e përgjithshme britanike, Taki Theodoracopulos, e cili e mban kolumnen në këtë revistë qysh prej vitit 1977, ndalet sidomos te lideri i opozitës laburiste, Ed Miliband.
Mos harroni, problemet e qytetit s’janë kurrgja në krahasim me ato të Britanisë. Vetëm imagjinoni nji kandidat presidencial që niset për n’shpinë e nji budalle si Russle Brand e ky bahet budallë si Ed Miliband.
Nëse kisha me qenë britanik, kisha me ikë në Kosovë nëse i zverdhuni Ed bahet kryeministër.
Me u marrë me ndonji bandë kosovarësh që shpërndan drogë duhet me qenë përvojë ma e mirë se sa me pa Edin e tmerrshëm tue vizitu’ Mbretneshën. E shkreta Mbretneshë.
E shkreta Britani, – shkruen gazetari kontravers grek Taki Theodoracopulos, që jeton në New York, Londër dhe Zvicër.