Vajza e aktores Rita Lati duket se nuk po kalon një periudhë të mirë. Vetëm pak ditë pasi shpërtheu kundra pronarit të medias, i cili i kishte premtuar punë dhe sipas Rozës ishte zhdukur, tashmë 28-vjeçarja është përballur me një tjetër “ofertë”.
Në Instagramin e saj, një adhurues i ka dërguar këtë mesazh: “Ty të duhet një sponsor personal, nëse vërtet të duhet vetëm më thuaj dhe më mbaj para të tjerëve. Një si ti meriton një jetë plot luks,transmeton Mapo.al.
Nuk besoj se do të ofrojë dikush më shumë. Kam biznes dhe nuk dua, që emri im dhe i biznesit të lakohet në media. Secila si ti ka nevojë për mbështetje.” – shkruan anonimi.
Por, Roza Lati e njohur për tipin e saj, që nuk ta përton, përveçse i ka kthyer përgjigje mashkullit në fjalë, më pas ajo e ka publikuar bisedën.
“Pse kështu qenka puna? Me të mbajt para të tjerëve? Po sikur të më dalë dikush tjetër, që të më ofrojë më shumë se ty? Të të hedh si copë lecke? Apo të të hedh si ato dy mijë lekëshet e zhubrosur?
Mua s’ma ka prishur mendjen leku, kur isha adoleshent… Do ma prishi tani? Ju thaftë palca atyre leckave që ju mësojnë ju meshkujve kështu. S’ma blen dot krenarinë asnjë lloj xhevahiri”,- i kthen përgjigje Roza.





















