Hapa të vendosur dhe me valixhe të shtrënguar fort në dorën e djathtë, ky njeri duket se pikërisht as që do t’ia dijë për rrezikun që i paraqitet.
Versioni brazilian i mitikut “Mister Magooo”, as që i shton hapat (e jo më të vrapojë) kur një tren gjigant mallrash me shpejtësi jo të ulët për pak sa nuk e përplas për vdekje.
Ka qenë një mrekulli e vërtetë që burri brazilian ka shpëtuar.
Ai ka vazhduar rrugën e tij në Rio De Zhanejro sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh.