Kalon propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare

E publikuar: 03/10/2017 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 82 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka kaluar propozim-vendimin për formimin e komisioneve parlamentare. Gjithsej e kanë dhënë votën 85 deputetë.

Ndërkaq, pas pak do të fillojë edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesë së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo. /Express/