Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.
Pro këtij projektligji votuan 64 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte kundër.
Po ashtu, në seancën e sotme është votuar edhe projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky projektligj është votuar bashkë me amendamentet e miratuara.
Kuvendi po vazhdon sot seancën me pika të rendit të ditës nga seanca e 28 marsit.