Kallas takohet ndaras me Kurtin e Vuçiqin: Autorët e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” duhet të përballen me drejtësi

E publikuar: 03/12/2024 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka pritur sot në takime të ndara kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kallas pas takimit që pati me dy krerët e shteteve tha se rruga e vetme për anëtarësimin në BE është normalizimi i marrëdhënieve, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas,