
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Tiranë tha se Kosova dhe Serbia pa normalizim të plotë s’mund të ecin drejt BE-së.
Ajo tha se me Ramën folën edhe për zhvillimet në rajon dhe tha se i vlerëson “këshillat dhe komentet” që Rama i ka dhënë për situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Ajo që është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies ndërmjet këtyre dy vendeve. Dhe do të shkoj në Bosnje e Hercegovinë dhe do të takohem me të gjithë palët atje në mënyrë që të qetësohet situata atje”, tha Kallas.
Gjatë konferencës së përbashkët me Ramën, po ashtu Kallas theksoi se Shqipëria është nëj mbështetëse e fortë e BE dhe vendi i saj është në Union.
“Shqipëria mbështetëse e fortë e BE-së. Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-ssë kundër Rusisë së bashku me mbështetjen tuaj humanitare dhe politike që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtimin tuaj ndaj BE-së. Ju jeni shumë të vlefshëm dhe të dobishëm sa i përket bashkëpunimit në rajon për të pasur një mjedis të sigurt edhe në Bosnjë, BE është e angazhuar sa i përket Shqipërisë dhe bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët.”, u shpreh ajo.
Ajo u shpreh se do lancohet edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen.
“Po thellojmë bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe kemi dëshirë të zgjerojmë këtë bashkëpunim në fusha të tjera. Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë sepse Shqipëria ka një agjendë ambicioze për të përfunduar negociatat në dy vitet e ardhshme. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur anëtarësimin në BE përveç performancës në reforma. Reformat janë të vështira dhe ju keni mbështetjen tonë sa i përket çeljes së grup kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat dhe komentet që ju më keni dhënë për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Mezi pres të kthehem për takimin e komitetit evropian politik.”, tha Kallas.