Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune

E publikuar: 22/05/2025 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte raportohet se do ta pres në një darkë pune kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas, derisa kjo po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Paraprakisht, Kallas do të takohet me liderët e partive politike, duke përfshirë edhe Kurtin këtu si kryetar i VV-së.

“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë.

Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët” – citohet se është thënë në një njoftim nga Qeveria.