Hulumtuesit që ishin zhytur në afërsi të Quinalt Canion të Shteteve të Bashkuara, kanë parë një kallamari që ka trup tërësisht transparent.
Specia e rrallë është aq e tejdukshme, sa që i shihen edhe organet e brendshme, teksa pjesa e sistemit të tretjes është më e dukshmja, transmeton Telegrafi.
E njohur si gjallesa nga xhami, apo edhe kallamari papagall shkaku i formësimit mbi kokë, mund të rritet deri në gjysmë metri.
Zakonisht jetojnë në ujëra të errëta dhe të thella, ndërsa me moshë shkojnë edhe më thellë, disa deri në dy kilometra nën sipërfaqen e detit.
Për shkak se kanë këtë trup të pazakontë, është vështirë të kapen nga grabitqarët, teksa zënë lehtë prenë sepse janë thuajse të padukshëm dhe fshihen lehtë. /Telegrafi/