Kalimtarja e guximshme shpëtoi merimangën gjigante që po mbytej në ujë (Video)

E publikuar: 11/03/2018 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andrea Gofton e shpëtoi një tarentulë me përmasa të mëdha, nga mbytja në ujin e vërshimeve, që kishin përfshirë Queenslandin e Australisë.

Megjithëse ishte një merimangë gjigante dhe e frikshme, kalimtarja e guximshme i shkoi pranë dhe e largoi me gjithë degë, transmeton Telegrafi.

“Kënaqësia e ditës sime, të shpëtosh një merimangë” ka shkruar Gofton, për intervenimin që bëri.

Por, shikuesit e videos nuk e pëlqyen veprimin e saj, nga frika se mund ta pësonte me jetë.

“Nuk ia vlen të rrezikohet jeta për një merimangë, mund të pësonte vdekje të dhimbshme”, ishte komenti që grumbulloi më së shumti pëlqime.

Në anën tjetër, insekti që është shumë helmues, besohet të ketë qenë rreth dhjetëvjeçar, ndërsa këto specie jetojnë deri në 15 vjet. /Telegrafi/