Derisa po shëtiste nëpër një pjesë periferike në Victoria të Australisë, një kalimtar i paemëruar pa në mes degëve të një peme, atë që dukej sikur qese najloni.
Pasi e fotografoi për ta ndarë me miqtë e rrjetet sociale, ai u afrua dhe deshi ta largonte duke menduar se është mbeturinë, transmeton Telegrafi.
“Ishte një rrjet i trashë merimange, shumë i vrazhdë dhe i mbushur me insekte”, ka shkruar ai në fotografinë e postuar në Reddit.
Por, një njohës i insekteve, e përmirësoi duke thënë se është rrjeti i larvave të brumbujve. “Rënia në kontakt me këto larva, do të shkaktonte probleme të konsiderueshme në lëkurë dhe çrregullim shëndeti”, e ka plotësuar ai komentin.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon nga afër se si duket një sistem i njëjtë rrjeti larvash. /Telegrafi/