Gruaja shtatzënë që ndodhej në një banesë të përfshirë nga flakët në Kinë, është shpëtuar nga një kalimtar rasti, që u ngjit sipër duarthatë.
Ren Liubin ka hipur lart dhe largoi rrethojat metalike, prej nga e shoqëroi viktimën poshtë, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit dhe zjarrfikësit, kanë mbetur të mahnitur me lëvizjet e tij të shkathëta, si dhe guximin që të intervenojë.
Zjarri që përfshiu banesën shkaku i rrjetit të dobët elektrik, bëri që shtatzëna të pësojë disa komplikime, mirëpo gjendja saj është nën kontroll.
Në anën tjetër, Liubin që është marrë më herët me instalimin e kabllove, është shpërblyer me të holla nga disa kompani, ndërsa pritet t’i ofrohet edhe një dekoratë për trimëri. /Telegrafi/