Matt Payne ishte duke shkuar në punë, kur e pa një njeri që kishte rënë në një port të Denverit të Anglisë dhe nuk priti gjatë, por u hodh nga ura e lart tri metra që t’i dilte në ndihmë.
Meqenëse e kishte vështirë ta lëvizte viktimën, në ujë u hodh edhe Luke Coleman, që e kreu pjesën tjetër të transportit, duke bartur deri në breg, transmeton Telegrafi.
Vështirësitë më të mëdha u shfaqën aty, pasi e kishin shumë të vështirë që ta ngritin edhe pse po ndihmoheshin nga dy të tjerë.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ai ra në ujë, ndërsa mësohet se pasi t’i jetë dhënë ndihma e parë, atë e dërguan për trajtim në spital. /Telegrafi/