Grupi i ‘pranksterëve’ të njohur si HowAboutBeirut, janë mbledhur para kalimtarëve të ndryshëm që i takonin në një shesh të Bejrutit dhe vetëm i shikonin në sy.
Ata kanë mbetur të hutuar dhe nuk dinin si të reagonin, pasi ishin kapur në befasi, teksa disa prej tyre nisën edhe të frikësohen, transmeton Telegrafi.
“Pse po më shikoni, çfarë po ndodhë”, ka thënë njëri, i cili ka nisur të ikte pa kuptuar se ata thjeshtë po mahiten.
Më poshtë mund të shihni këtë eksperiment social, për të parë se si veprojnë njerëzit kur rrethohen prej të panjohurve, të cilët rrinë duke ua ngulur sytë. /Telegrafi/