iPhone X është shumë pranë daljes në shitje dhe në ditët e fundit disa video kanë filluar të publikohen online ku shfaqin disa prej funksioneve të telefonit.
Më e fundit është një video e cila tregon animacionet gjatë kalimit nga një aplikacion tek tjetri në iPhone X.
Duke qenë se iPhone X nuk ka një buton fizik “Home”, inxhinierët e Apple u detyruan të rindërtonin ca skema kontrolli përfshirë edhe kalimin mes aplikacioneve.
App switching on iPhone X looks pretty smooth. (via https://t.co/mXpNJhOwzw) pic.twitter.com/Lf9X3twx58
— Webastiaan the Sith (@sdw) October 25, 2017
Në iPhone me një buton fizik, përdoruesit duhet të shtypin dy herë dhe si rezultat iOS shfaq aplikacionet aktive në formën e kartave. Përdoruesit mund të shfletonin mes tyre duke tërhequr nga e majta ose e djathta.
Por në iPhone X, ky lloj procesi kryhet disi ndryshe. Videoja e publikuar në rrjetin social Twitter tregon se përdoruesit e iPhone X duhej të bëjnë një gjest në formën e një harku për të kaluar nga një aplikacion tek tjetri sikur të shfletonin foto në formën e një karuseli. /PCWorld Albanian