Sulmi i së martës (28 qershor) është në kuadër të më shumë se dhjetë sulmeve terroriste që kanë ngjarë gjatë dy dekadave të fundit në Turqi.
Agjencia e lajmeve AFP, ka përpiluar një listë të sulmeve në Turqi që nga viti 1982.
7 gusht 1982 – Një bombë kishte shpërthyer në Aeroportin e Ankarasë ndërsa kishte pasuar një betejë me ç’rast kishin mbetur të vdekur 11 persona e plagosur 63 të tjerë. Sulmi pretendohet të jetë kryer nga Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë (ASALA).
6 shtator 1986 – Dy sulme vetvrasëse ishin kryer nga xhihadistët islamik në sinagogën Neve Shalom në Stamboll, duke lënë të vdekur 22 persona.
28 shtator 1991 – Eksplozivë dhe bomba zjarri ishin hedhur në një supermarket në Stamboll, duke lënë të vdekur 17 persona dhe plagosur 23 të tjerë. Për sulmin ishte fajësuar Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.
13 mars 1999 – Dymbëdhjetë persona kishin vdekur nga një sulm me bombë në një qendër tregtare të Stambollit. Për sulmin ishte fajësuar Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, por grupi më vonë e ka mohuar përgjegjësinë.
15 dhe 20 nëntor 2013 – Katër bomba të montuara në makina në Stamboll i kishin goditur dy sinagoga, konsulatën britanike dhe një degë të bankës britanike HSBC, duke lënë të vdekur 63 persona, në mesin e tyre edhe konsullin britanik Roger Short.
Qindra persona ishin plagosur gjatë këtyre sulmeve. Grupi militant Al-Kaida dhe një grup ekstremist turk ishin fajësuar për sulmet.
12 shtator 2006 – Dhjetë persona në mesin e të cilëve shtatë fëmijë, janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në Diyarbakir, qyteti më i madh në juglinjde të Turqisë i banuar kryesisht nga kurdët. Rebelët kurdë e kanë mohuar përgjegjësinë.
27 korrik 2008 – Si rezultat i dy shpërthimeve në Stamboll, 17 persona patën vdekur dhe 115 të tjerë janë plagosur. Autoritetet turke e kanë fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
11 shkurt 2013 – Shtatëmbëdhjetë persona janë vrarë kur një shpërthim ka ngjarë një një minibus sirian, 40 metra në brendësi të territorit turk në qytetin kufitar me Sirinë, Reyhanli.
11 maj 2013 – Dy makina bombë kanë shpërthyer në Reyhanli duke lënë të vdekur 52 persona. Autoritetet turke i kanë fajësuar grupet prro-Damask.
20 korrik 2015 – 24 persona kishin vdekur dhe rreth 100 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi vetvrasës në qytetin e mbizotëruar nga kurdët, Suruc, që gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë. Zyrtarët në Turqi e fajësojnë grupin militant Shteti Islamik.
10 tetor 2015 – 103 persona kanë vdekur dhe më shumë se 500 të tjerë janë plagosur si rezultat i dy shpërthimeve vetvrasëse në një tubim paqësor të aktivistëve të majtë dhe grupeve pro-kurde në Ankara. Qeveria turke ka thënë se përgjegjës është Shteti Islamik, transmeton rel.
12 janar 2016 – 13 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit në një lagje në qendër të Stambollit, që është e populluar me turistë. Sulmi vetvrasës në Stamboll u krye nga një anëtar i grupit militant Shteti Islamik.