Kalari: Mendojmë për Bylisin, jo për Skëndërbeun (Video)

E publikuar: 16/10/2015 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërprerja e shkurtër e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares në një farë mënyrë e ndali hovin e Partizanit, që ka koleksionuar 5 fitore radhazi në 6 takime në këtë fillim sezoni. Mirëpo mbrojtësi Renaldo Kalari sheh anët pozitive në aspektin e euforisë, që përfshiu kampin e kuq pas suksesit në derbi.

“Ndoshta ishte më mirë që u shkëput kampionati sepse na kishte kapur euforia e fitores në derbi. Tani jemi më të qetë dhe kemi patur më shumë kohë në dispozicion për  ta përgatitur ndeshjen e radhës”.

Nga sfida e fituar e Qemal Stafës, te transferta me Byllisin në Ballsh. për 31-vjecarin kërkohet përqendrim maksimal ndaj mallakastriotëve, që janë të etur për të marrë pikë në fushën e tyre.

“Cdo ndeshje është e vështirë sidomos kur luan në transfertë ndaj një kundërshtari si Bylisi. Nëse nuk do të jemi të fokusuar maksimalisht nuk do ta arrijmë objektivin tonë”.

Për sa i përket garës për titull, Kalari nuk ka asnjë dyshim: Skënderbeu mbetet ekipi për t’u mundur.

“Vitet e fundit Skënderbeu është shpallur gjithmonë kampion dhe në këtë sezon i ka fituar të gjitha ndeshjet. Është rivali kryesor për ta fituar sërish kampionatin”.  

Pikërisht me ekipin kampion të Shqipërisë të kuqtë do  të përplasen në javën e parafundit të fazës së parë, ndaj sipas Kalarit është e rëndësishmë që në ndeshjen direkte, të shkohet me moralin të lartë. Ndaj Bylisit në Adush Muca trajneri Sulejman Starova nuk do të ketë në dispozicion vetëm mbrojtësin e krahut të djathtë Labinot Ibrahimi, i cili ndaj Tiranës në derbi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë për të munguar në ndeshjen pasardhëse.

 

Video Player