Kajtazi: Në shtëpinë e Nagip Krasniqit u gjetën emaile me Kurtin dhe Rizvanollin

E publikuar: 26/04/2023 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik Vehbi Kajtazi ka thënë se në shtëpinë e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua nga policia nën dyshimin për konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë gjetur emaile të shkëmbyera me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Artane Rizvanolli.

Ai madje tha se Kurti qëndron prapa Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt.

“Kurti qëndron mbrapa Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt. Në banesën e Nagip Krasniqit, kur ka shkuar policia për ta bastisur, ai nuk e ka hapur banesën dhe policia e ka thyer banesën, janë gjetur emaile që i ka pasur me Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin”, ka thënë Kajtazi në Rubikon.

Sipas Kajtazit, emailet ishin të printuara, derisa nuk tregoi se çka mund të përmbanin ato.