Një burrë ka mbetur i tronditur kur ka parë disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet një kafshë misterioze që ecte nëpër oborrin e shtëpisë së tij, rreth orës 2 të mëngjesit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një kafshë, e cila ka katër këmbë dhe një bisht të gjatë, i cili prek në tokë.
Dhe siç thuhet më tej, është pikërisht bishti ai që e bën këtë krijesë të vështirë për t’u identifikuar, pasi trupi i kafshës mund të thuhet se i ngjan një qeni.
Burri postoi pamjet në rrjetet sociale, duke kërkuar nga njerëzit që nëse ata e dinë se për çfarë mund të ishte.
Chupacabra thuhet se është një krijesë legjendare e folklorit me origjinë nga Amerika Latine.
Të tjerë besonin se ishte një Tiger Tasmanian, i njohur ndryshe si Thylacine, një kafshë që është zhdukur për më shumë se 80 vjet. /Telegrafi/