Kadrijaj: VV-ja s’i ka votat për lojërat politike që po i bën

E publikuar: 03/05/2025 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se Vetëvendosje nuk i ka votat për lojërat politike që po i bën.

“Po kërkojnë votë për formimin e një komisioni, ndërsa nuk e kemi emrin e një kandidati”.

“Nuk i kanë lojërat për lojërat e tyre politike që po i bëjnë, dhe nëse nuk ndryshojnë qasje, është lëvizje e VV-së”, tha ajo.

Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e së shtunës sërish ka tentuar të krijojë Komisionin ad-hoc për votim të fshehtë por nuk ka marrë përkrahjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës. Votimi mori 54 vota për, kundër një.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por ato nuk propozuan kandidat.

Dehari njoftoj se seanca u shty për të hënën në orën 10:00.