Kadrijaj viziton ish-luftëtaren e UÇK-së e cila po trajtohet në Gjermani, rrëfen historinë prekëse të Mimozës

E publikuar: 26/01/2026 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka ndarë një rrëfim prekës nga vizita që i ka bërë ish-bashkëluftëtares së UÇK-së, Mimoza Ferizi-Babanaj, e cila aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj ka shkruar se Mimoza po vuan nga një sëmundje e cila e la në gjendje kome.

Ajo ka bërë të ditur se Mimoza kishte dhënë kontribut gjatë luftës duke ndihmuar nr trajtimin e shumë ushtarëve të plagosur në Zonën Oberative të Dukagjinit.

“Mimoza Ferizi- Babanaj, me profesion infermiere e cila në moshë shumë të re ju bashkua radhëve të UÇK-së. Ajo ndihmoj në trajtimin e shumë ushtarëve të plagosur në Zonën Operative të Dukagjinit. Ajo shërbeu deri në përfundim të luftës”, ka shkruar Kadridja.

Postimi i plotë: