Kadrijaj për UNESCO: Të dëshpëruar me dështimin e Qeverisë; Izmaku: Faj ka edhe Opozita

10.11.2015 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kadrijaj për UNESCO: Të dëshpëruar me dështimin e Qeverisë; Izmaku: Faj ka edhe Opozita

Në emisionin Ora e Fundit në debatin “Ballë për Ballë”, të ftuara kanë qenë dy deputetet e Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Duke folur për mospranimin e Kosovës në UNESCO, Izmaku tha se disa vende më të vërtetë e kanë befasuar me votat e tyre, por ajo tha se faj për dështimin e pranimit në UNESCO ishte edhe i opozitës me veprimet e fundit.

“Nuk është dashur të befasohemi me ata që kanë kundërshtuar, por sinqerisht unë jam befasuar nga disa shtete që e njohin Kosovën dhe kane abstenuar ose kanë votuar kundër”.

“Uroj që ngjarjet e fundit të mos kenë ndikuar në votim, me veprimet e opozitës. Ishte një votë pro Kosovës, që vinte nga Perëndimi dhe një votë kundër që vinte nga Lindja u bë një ndarje e blloqeve”, tha Izmaku.

Kurse deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e pa si të çuditshme idenë e Izmakut që faj për diçka që është e ngarkuar Qeveria dhe Ministri e Punëve të Jashtme t’i lihet opozitës.

“Është gabim i madh që t’i lihet faji opozitës, pasi opozita nuk ka qenë ajo që është ngarkuar me lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.

“Është detyrë e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit që të lobojnë. Është shumë e pakuptimtë që të fajësohet Opozita. Fajtore është Qeveria që nuk ka intensifikuar veprimet e tyre që sot ne të jemi anëtare të UNESCO-s”.

“Jemi të dëshpëruar si subjekt për mospranimin e Kosovës në UNESCO, sepse e besojmë se Kosova duhet të jetë anëtarë e organizatës. Kosova ka shumë monumente historike dhe me ndihmën e UNESCOS do ishin restauruar”, tha Kadrijaj.

Ajo e citoi edhe deklaratën e para ca ditësh të zëvendëspresidentes të Parlamentit Europian Ulrike Lunaçek, e cila “thotë se duhet rishqyrtuar dialogun me Serbinë dhe është shprehur e befasuar me fushatën e Serbisë kundër Kosovës.

Por, Izmaku insistonte se madje disa parti opozitare do të kenë mundur t’i gëzohen dështimit të sotëm.

“Uroj që dy subjektet tjera duke e përjashtuar këtu Aleancën, nuk kanë duartrokitur heshtazi për këtë dështim”, pohoi Izmaku.

Ndërsa në fund të emisionit, duke folur për situatën politike, Kadrijaj tha se “ne do të vazhdojmë bllokadën pasi marrëveshjet janë të dëmshme dhe nëse Opozita nuk do të kundërshtonte kësisoj, marrëveshjet do të kalonin lehtas në heshtje”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”