Kadri Veseli zgjidhet në krye të Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 07/09/2017 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Kadri Veseli është zgjedhur Kryetari i Kuvendit me 62 vota pro dhe 52 kundër, shkruan infosot.

Paraprakisht , me të filluar seanca, Adem Mikullovci  ftoi përfaqësuesin e PAN -it, Enver Hoxhajn për të prezantuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar.

 “Kandidat i yni për kryetar të kuvendit është Kadri Veseli”- ka thënë Hoxhaj.

Më tej janë propozuar kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, si Xhavit Haliti, nga PDK –ja, Aida Dërguti nga  VV dhe Kujtim Shala nga LDK –ja, të cilët janë zgjedhur me 113 vota.

Fillimisht Enver Hoxhaj ka kërkuar mirëkuptim për shtyerjen e seancës në orën 14:00, thotë se arsyeja e shtyrjes ishte pasi një pjesë e deputetëve munguan në seancë./infosot/