Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se nuk do të jetë pjesë e asnjërës palë LDK e VV, për krijimin e Qeverisë së re.
Veseli ka deklaruar se nuk vendos vija të kuqe ndaj asnjë partie parlamentare shqiptare por ka përmendur që me LDK e VV-në kanë dallime të mëdha, përcjellë Klan Kosova.
”Në aspektin e bashkëpunimeve politike do ta them këtë: nuk vendosi kryqe ndaj askujt, nuk i përkas asaj kategorie që ka diferencuar dhe distancuar ide politikisht në të kaluarën”.
”Me shqiptarë nuk ndahem. Por me VV dhe LDK-në kemi dallime të mëdha. Ky vend nuk shkon me mashtrim”.
”Ky koncept që mendon të acarojë qytetarët për të përfituar, nuk i ndihmon Kosovës. Kemi dallime të mëdha që kanë të bëjnë me nderin me besën. Nuk është politika veç mashtrim”.
”Nuk është pabesi, kemi dallime shumë të mëdha… por kjo nuk do të thotë se unë ju vendos kryqe”.
Më tej siç shkruan Reporteri, i pari i PDK-së, ka pasur një mesazh për LDK e VV duke lënë të nënkuptohet se të dy subjektet parlamentare i kërkuan të bëjnë koalicion.
”Nuk kanë nevojë ta mashtrojnë opinionin për izolim e të më çojnë mua njerëz për të bërë qeveri të përbashkët”.
”Me asnjërin s’do të kem qeveri”, shprehet Veseli, përcjellë Klan Kosova.
”As këta që shkuan, nuk kanë shanse, as këta që vijnë nuk kanë me pasë me këtë mentalitet, partneritet në qeverisje të përbashkët”.
”As këta që po kalojnë nuk kanë nevojë me dërgu njerëz me u marrë vesh me shiqu qysh me e ba qeverinë. Ju kam tregu si syni”.
”Po edhe këta që po hyjnë tash s’kanë të nevojë të flasin ”PDK me qenë pjesë e tyre”, PDK nuk do të jetë me asnjë palë”, ka thënë Veseli.















