“Kadri Veseli – përgjegjës për dy tentim atentatet ndaj meje”

E publikuar: 26/01/2016 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj e ka akuzuar kryeparlamentarin Kadri Veseli (ish-shef i SHIK-ut), si përgjegjës për urdhërimin e tentim-vrasjeve ndaj tij.

“E them gjithmonë. Kadri Veseli, si kreu i SHIK-ut është përgjegjës. Askush tjetër, pos SHIK-ut nuk ka pasur interest të më eliminojë. Gjatë luftës, Shukri Buja më ka thënë se ka urdhër të Shtabit të Përgjithshëm që të më arrestojnë. E dimë cfarë ka ndodhur me ata që i kanë arrestuar. Mund të jenë në ndonjë varrezë”, ka thënë Salihaj në Interaktiv.

Sipas tij, nëse ftohet nga Gjykata Speciale për të dëshmuar si viktimë, ai do ta bëjë këtë.