Veprimet e sotme të opozitës i kritikoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke i quajtur jo serioze.
Opozita, lëshoi mbledhjen para se kryetari të hidhte në votim kërkesën e kryeministrit.
Ai ka ftuar spektrin opozitar që ta shterin debatin bashkërisht me pozitën në Kuvendin e Kosovës rreth marrëveshjeve, e jo të bëjë zhurmë e të mos jep asnjë propozim as alternativë se si të gjendet zgjidhja, transmeton kp.
“Kemi me 17 shtator në ora 10 seancën plenare, do të ketë raportim të kryeministrit të Kosovës për marrëveshjen e arritur në Bruksel me 25 gusht 2015…Opozita nuk qe serioze. Biseduan me ju, ju drejtuam dhe nuk e morëm vesh asnjë aspekt e as vërejtje të tyre”, tha Veseli.
Përkrahje raportimit të kryeministrit i kanë dhënë dy partitë në koalicionin qeverisë, PDK dhe LDK.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se marrëveshjet me Serbinë duhet të diskutohen në Kuvend dhe të iu jepet mundësia secilit deputet që të jap vlerësimin e vet rreth tyre. Derisa, për veprimet e opozitës tha se po mbjellin huti tek qytetarët.
“Vërtetë duke ua njohur të drejtën, është shumë normale që opozita kanë të drejtë të thonë mendimin e vet, por sjellja e sotme, ju patë vetë, që ata kanë dëshirë të bëjnë shumë zhurmë. Kur dëshiron t’i ballafaqosh eventualisht edhe pse nuk ishte vendi, për një shterje të kësaj teme për elaburimin e marrëveshjeve, sepse është Kuvendi. Në njërën anë kërkonin që kjo është dashur të shkon në Kuvend, derisa sot u pa që nuk ishin të gatshëm që kjo të shkon në Kuvend. Si alternativë të Kuvendit ata e akne rrugën, por është e drejt e tyre deri në shkallën e tillë që nuk bënë assesi që të shndërrohet në diçka që rrezikon jetën e qytetarëve dhe pronën shtetërore”, tha Beqiri.