Kadri Veseli, letër publike opozitës. Kërkon dialog!

10.11.2015 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kadri Veseli, letër publike opozitës. Kërkon dialog!
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u ka drejtuar letër publike deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, me ç’rast iu ka kërkuar të bisedojnë së bashku për një zgjidhje.

Në vazhdim letra e plotë:

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën,

Ratifikimi i MSA-së në Kuvendin e Kosovës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin tonë të shtetndërtimit. Përmes kësaj marrëveshje edhe formalisht është qartësuar rruga jonë e integrimit në strukturat euro-atlantike.

MSA –ja përbën një potencial të rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit tonë. Pas MSA-së, presim edhe vendimmarrje pozitive në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Këto suksese janë tregues të qartë se Kosova është duke ecur përpara. Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian evidenton në mënyrë të qartë këtë përparim.

Ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, kanë dërguar në botë mesazhe jo të mira për ne. Imazhi ynë është dëmtuar. Janë lëkundur edhe pozicionet tona të korrektësisë reciproke politike dhe fryma e bashkëpunimit, falë të cilës kemi arritur suksese të përbashkëta historike.

Ajo çfarë e dallon demokracinë nga format tjera të qeverisjes është besimi tek vlerat e debatit parlamentar dhe sundimit të ligjit. Parlamentet janë krijuar që vendimmarrja politike të arrihet përmes fuqisë së fjalës së argumentuar. Në thelbin e tyre ato nënkuptojnë përjashtimin e dhunës si akt politik.

Pa respektuar këto parime, do të jetë vështirë që dallimet politike të shfaqura së fundi të kanalizohen në vendimmarrje demokratike, të dobishme për vendin dhe qytetarët tanë.

Të nderuar kolegë nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën,

Ju ftoj që këtë javë, ose në një datë tjetër të përcaktuar, të mblidhemi dhe së bashku në Kuvendin e Kosovës të debatojmë hapur dhe pa prejudikime për çështjet e ngritura nga Ju.

Ne nuk duhet  të harrojmë për asnjë moment se jemi zgjedhur përfaqësues të popullit të Kosovës.

Ne kemi obligime ndaj qytetarëve të Kosovës dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kemi edhe obligime të partneritetit me shtetet mike të vendit tonë.

Kemi përpara ligje të rëndësishme që i presin qytetarët dhe marrëveshje ekonomike ndërkombëtare me partnerët tanë që duhet të kalojnë përmes Kuvendit.

Prandaj duhet të veprojmë!

Ju besoni se jeni duke përfaqësuar shqetësimet e qytetarëve dhe kjo është legjitime, por përfaqësimi politik nuk arrihet duke e penguar punën e Kuvendit, jashtë Kuvendit dhe pavarësisht prej tij, përderisa Republika jonë është demokraci kushtetuese dhe parlamentare.

Bashkëpunimi në Kuvend është rruga e duhur për të arritur deri te konsensusi politik, në kuadër të përgjegjësive tona si të zgjedhur të popullit, duke respektuar në të njëjtën kohë iniciativat tjera që janë në funksion të normalizimit të jetës parlamentare dhe këshillat e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Ne mund të punojmë së bashku, sepse janë gjërat e mëdha ato që na bashkojnë, atdhedashuria dhe vizioni i përbashkët euro-atlantik për Republikën e Kosovës.

Sinqerisht,

Kadri Veseli,

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve