Kadri Veseli Lavdëron Ish-Presidentin Ibrahim Rugovën

E publikuar: 17/02/2018 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 10 vjetorin e Pavarësisë, ka bërë homazhe para shtatore së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai e ka vlerësuar Rugovën si kontribuues të jashtëzakonshëm për shtetësinë e Kosovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova do të kujtohet gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Veseli./insajderi/