Kadri Veseli dëshiron limuzinë, Komisioni ia hedh poshtë (Foto)

15.04.2015 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kadri Veseli dëshiron limuzinë, Komisioni ia hedh poshtë (Foto)

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa, nuk e ka miratuar sot kornizën afatmesme të shpenzimeve (KASH) 2016-2018 për Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e komisionit kishin një varg vërejtjesh tek kategoria e shpenzimeve kapitale që Kuvendi ka paraparë të investojë për tre viteve e ardhshme. Deputetët nuk u pajtuan me kërkesën e Kuvendit për blerje të limuzinave, pasi konsideruan shpenzime të panevojshme.

Ata po ashtu nuk u pajtuan që RTK të jetë televizioni i vetëm që të ofrojë kanalin e veçantë për transmetim të aktiviteteve të Kuvendit. Ndërsa, thanë se do të ishte më mirë që të hapet tender për kanalin televiziv të Kuvendit.

Për këtë vendosën që të formohet një grup punues dhe të specifikojnë në detaje kërkesat dhe nevojat e deputetëve në KASH.

Me shumicë të votave Komisioni vendosi që grupi punues i përbërë nga Naser Osmani, Latif Gashi dhe Ilir Deda të fillojnë hartimin e KASH-it.

Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovë, nuk ka arritur t’i bind edhe pas insistimit që ky dokument të miratohet. Ai ka arsyetuar edhe investimet e parapara kapitale.

“Është një ide e kamotshme dhe është një përpjekje në drejtim të asaj që vjen nga shoqëria civile për një transparencë sa më të madhe të punës të pjesës politike apo të punës të komisionit që ka Kuvendi i Kosovës, e që Kuvendi të pajiset me një televizion të vet parlamentar që do të funksionojë në vitet e para në kudër të RTK-së po me tendencë që të pavarësohet sa më shpejtë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, për këtë projekt janë paraparë investime në shumë prej 800 mijë eurosh: 200 mijë euro për vitin 2016, 500 mijë euro në vitin 2017 dhe në vitin 2018 – 100 mijë euro.

Bardhyl Meta, anëtar i Komisionit për Buxhet ka pasur vërtetje për këtë projekt. Madje, ka thënë që do të ishte mirë që kryetari i Kuvendit të jetë më këmbëngulës që të hapet tender për kanalin televiziv.

“Nuk mundemi edhe 800 mijë euro me ia dhënë RTK-së. Unë kisha kërkuar mu bo një tender. Me pasë të drejtë televizionet private me bo një ofertë. Atë e bëjnë me 20 vetë. RTK-së i duhen njëmijë vetë për atë punë. Jam i sigurt se çka bëjnë të tjerët me 800 mijë s’e bënë RTK-ja me pesë milionë”, ka thënë Meta.

Naser Osmani ka thënë se duhet raport për investimet në projektin e Vila Gërmisë. Madje, ai ka kërkuar detaje për investimet në objekte të Kuvendit. Ndërsa, Ilir Deda tha se KASH nuk është në harmoni me Ligjin e Kuvendit dhe me MSA-në.

“Komisioni për legjislacion është duke e bërë Ligjin për Kuvendin edhe me atë Ligj ne do të kemi obligime shtesë. Për shkak të MSA-së, ajo të kushton me buxhet. Edhe në këtë kornizë nuk është paraqitur shtesa e kostos totale për Kuvendin e Kosovës”, tha Dedaj. /Kosovapress/

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së