Kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi pasi e mori sërish fjalën në Kuvend, kërkoi ndihmën e grave deputete që të mos votohet themelimi i Gjykatës Speciale.
“Për hir të mbi 20 mijë të fermave, grave e vajzave të përdhunuara në Kosovë nga pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe, kërkoj nga ju që të mos e votoni themelimin Gjykatës”, tha ajo.
“Mua më kujtohet marsi i vitit 1999, më kujtohet Bajrami, një fëmij 6 vjeçar që u plagos nga forcat serbe. Ai kërkonte ujë, mirëpo aty nuk ishte askush që t’ia sillte një g0otë ujë. Nga ajo kohë ende nuk dihet asgjë për atë fëmijë. Babi i tij, vdiq para dy javësh, pa ditur për fëmijën e tij”, rrëfeu Kadaj- Bujupi tmerrin e luftës më 1999. Ajo ka përmendur edhe masakrat tjera që ndodhën në fshatrat e tjera, dhe kurrë këto krime nuk u zbardhën dhe askush nuk u dënua.
“Nëse ne sot marrim ndonjë vendim të tillë, do të amnistojmë një regjim të tillë, që ka kryer krime në Kosovë. Me votën tonë, ne e ndërrojmë adresën e krimit”, tha ajo.