Kadaj-Bujupi: Isa Mustafën e quan të pa dijshem, të pa vullnet dhe të pa guximshem!

E publikuar: 08/06/2015 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetjea e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj- bujupi, nga radhet e Aleancës për Ardhmerin e Kosovës, ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka vendosë në theksë se problemi i Kosovës është papunësia.

Më poshtë mund ta lexoni edhe kundër-reagimin e plotë të Donika Kadaj-Bujupi, të siguruar nga Gazeta Blic:

“Kryeministër pas gjashtë muajsh qeverisje paske konstatuar që: ‘’…problem në Kosovë është papunësia’’. Nuk keni shpikur asgjë të re, nuk duhet vetëm të konstatoni, sepse për këtë janë opinionistët dhe analistët, ndërsa detyrë e juaja dhe qeverisë është marrja e masave për zgjidhje të problemeve. Ju më sa shihet keni harruar se keni ardhur në pushtet me premtimin për hapje të 120 mijë vende të punës.

Kryeministër, në vend të konstatimeve duhet tu tregoni qytetarëve se çfarë veprimeve keni ndërmarr që të luftohet papunësia:

A keni prezantuar politika zhvillimore?

A jeni angazhuar në përmirësimin e klimës së investimeve?

A po e luftoni krimin, korrupsionin, evazionin fiskal, informalitetin?

Në kornizën afatmesme të shpenzimeve nuk keni paraparë rritje të buxhetit!

Kryeministër këto veprime e zgjedhin problemin e papunësisë e jo konstatimet apo improvizimet nw Këshillin Kombwtarw pwr Zhvillim Ekonomik.

Që të zgjidhet problemi i papunësisë, duhet pasur guxim, dije, vullnet, rregulla dhe program.

Ndërsa ju nuk i keni asnjërën nga këto!” / GAZETA BLIC

kgfg