Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar mungesën e ministrave gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Derisa po diskutohet për projektligjin për buxhetin, Kadaj-Bujupi duke folur për mungesën e ministrave ka thënë se “kjo Qeveri është e smutë”.
Në diskutim po merr pjesë ministri i Financave, Avdullah Hoti ndërsa ministrat tjerë mungojnë.