Ergys Kaçe flet për momentin pozitiv që po kalon me skuadrën e PAOK-ut në Greqi. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare fokusohet te sezoni aktual dhe karriera me klubin nga Selaniku, duke u mbyllur derën zërave për të ardhmen e tij.
“Nuk mendoj aspak për të ardhmen time në këto momente sepse e vetmja gjë që dua të bëj është që të ndihmoj skuadrën dhe të përmirësohem edhe më shumë në aspektin individual. Cili lojtar nuk do të dëshironte të luante në kampionatet më të fortë të Europës? Gjithsesi, e ardhmja nuk dihet dhe unë mbetem i fokusuar vetëm te PAOK”.
Në vijim, mesfushori i lindur në Korçë përqëndrohet te pozicioni që mban në fushën e lojës dhe detyrat taktike që i jep trajneri.
“Më pëlqen të luaj në qendër për ta ndihmuar skuadrën të jetë sa më agresive. Pasimet vertikale janë një pjesë e rëndësishme për repertorin e një futbollisti që luan në qendër sepse mund të dhurojë topa në qendër të mbrojtjes kundërshtare. Objektivi im është kualifikimi në Champions dhe fitorja e titujve me PAOK”.
Në fund, Kaçe bën një koment edhe për ecurinë e skuadrës bardhezi gjatë këtij sezoni ku mban vendin e tretë në kampionatin grek.
“E dimë që kemi bërë shumë hapa falsë por vetëm të bashkuar mund të jemi më të fortë për të luftuar deri në fund. Në dëshirojmë të luajmë një futboll të bukur për të plotësuar më pas edhe pritshmërinë e tifozëve”./supersport.al/