ÐÁÏÊ – ÌÐÑÏÍÔÌÐÉ / PLAY OFFS UEFA EUROPA LEAGUE
Tre futbollistë shqiptarë janë pranë grupeve të Europa League me skuadrat e tyre. Bëhet fjalë për Ergys Kaçen, Ansi Agollin dhe Herolind Shalën.
Kaçe ishte titullar në fitoren 5-0 që PAOK i Selanikut regjistroi përballë danezëve të Brondby-t. Por, ndoshta shpërqendrimi nga merkato dhe spekulimet e gjata për transferimin te Fiorentina në Serinë A apo Newcastle në Premier League kanë ndikuar në paraqitjen jo të kënaqshme të mesfushorit.
22-vjeçari u përfshi në aksionin e rrjetës së 5-të të grekëve me Mak, duke dhënë pasimin final për gol. Në të 89-ën Kaçe shpërdoroi një 11-metërsh, duke goditur traversën, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
90 minuta në fushë dhe festë për Ansi Agollin. Mbrojtësi kuqezi mbetet një prej shtyllave të Qarabag-ut, me azerët që fituan 1-0 në Zvicër përballë Young Boys dhe tashmë janë me një këmbë në fazën e grupeve.
Sukses minimal regjistruan edhe çekët e Slovan Liberec përballë kroatëve të Hajduk Split. Mesfushori Herolind Shala e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa u zëvendësuar pas 79 minutave. Në këtë përballje, nga stoli u aktivizua sulmuesi shqiptar me pasaportë kroate, 19-vjeçari Elvir Maloku./ss/