Kacafyten Fatmir Limaj me Jeta Xharrën – akuzojnë njeri-tjetrin për para të majme (Video)

E publikuar: 16/04/2015 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatmir Limaj dhe Jeta Xharra janë kacafytur për punësimet dhe kanë akuzuar njëri-tjetrin për para të majme gjatë një debati në ‘Jeta në Kosovë’.

Gjatë një interviste në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ Fatmir Limaj dhe Jeta Xharra, kanë nis të kacafyten për punësimet. Xharra e ka pyetur Limajn nëse ka në televizionin publik familjar të punësuar derisa ky i fundit, disa herë ka tentuar t’i ikë përgjigjes. Ndërkohë kur Xharra e pyeti Limajn për punësimet e të afërmëve të tij në PTK, debati ka eskaluar në kacafytje personale, pasi Limaj nuk ka dashur të përgjigjet duke akuzuar Xharrën, se merr para të majme në RTK.