Astronaut John Glenn, amerikani i parë që ka fluturuar në orbitën e Tokës, ka vdekur në moshën 95 vjeqare, transmetuan mediat botërore.
Ish astronauti dhe senatori i SHBA-ve ishte shtruar në spital në Wexner Medical Center në Ohio State University në Columbus, ku ai vdiq. Në vitin 2014, Glenn pësoi një goditje të vogël në tru, që ndikoi në shikimin e tij, pas kryerjes së një operacioni për zëvendësimin e valvulës në zemër.
“Ne jemi të pikëlluar nga humbja e senatorit John Glenn, amerikani i parë në orbitën e Tokës. Një hero i vërtetë amerikan. John Glenn. Ad Astra”, ka shkruar NASA në Twitter, raporton space.com.
I fundit prej shtatë astronautëve të NASA-s që vdiqën, Glenn përshkoi botën tri herë në bordin e kapsulës Mercury “Friendship 7” para se të hidhej poshtë në Oqeanin Atlantik me 20 shkurt 20 të vitit 1962.
“Zero-g (gjendja pa peshë) dhe ndihem mirë”, raportoi Glenn tek baza, në pesë minuta gjatë fluturimit. “Oh, kjo pamje është e hatashme”, kishte thënë Glenn duke shikuar globin tokësor nga lartësia.
Tridhjetë e gjashtë vjet më vonë, në moshën 77 vjeqare, ai u kthye në orbitë në bordin e anijes kozmike Discovery, duke u bërë personi më i vjetër, në të gjithë botën, që fluturoi në hapësirë./Express/