Ka shërbyer më parë në Ballkan, Biden nominon Ndihmës Sekretarin e ri të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike

E publikuar: 20/05/2023 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar emrat e rinj për të shërbyer në poste udhëheqëse kryesore në administratën e tij.

Një prej tyre është James O’Brien, të cilin e nominoi për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. James C. O’Brien aktualisht shërben si Shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, post që e ka mbajtur që nga viti 2022.

Më parë, O’Brien ka shërbyer në dy administrata amerikane si i dërguar special presidencial.

Një ish-punonjës karriere i Departamentit të Shtetit që ka marrë edhe çmime të shumta të performancës nga viti 1989 deri në 2001, ai shërbeu si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares Madeleine Albright, Zëvendës Drejtor kryesor i Planifikimit të Politikave dhe i Dërguar Presidencial për Ballkanin. O’Brien ka një diplomë nga Fakulteti Juridik i Yale, një diplomë M.A nga Universiteti i Pittsburgh dhe një diplomë B.A. nga Macalester College në St. Paul, Minesota.

Ai është anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ka studiuar frëngjisht dhe rusisht.

Aktualisht këtë post mban Karen Donfried, e cila u emërua nga Biden në tetor të vitit 2021