Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, sapo ka nisur takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Ky takim po mbahet para se të nisë ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për Energjinë, për Lirinë e lëvizjes si dhe ajo për Telekomunikacionin.
Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini, sipas një praktike tashmë të instaluar, takohet edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para se këta të takohen të gjithë së bashku.