Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo kanë filluar takimin e tyre në nivel të lartë të dialogut në Bruksel.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është arritur që pas sa kohësh të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.
Komisioni Evropian ka publikuar në ueb-faqen e tyre disa fotografi të takimit, ku pjesëmarrës janë edhe kryediplomati Josep Borrell, si dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

















