Ende po vazhdon procesi i identifikimit të personave të vrarë në luftimet e së shtunës në Kumanovë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski i ka thënën KTV-së se trupat e tyre gjenden në Institutin e Mjekësisë.
Sipas tij, Policia maqedonase është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës për identifikimin e të gjithë shtetasve nga Kosova të përfshirë në luftime, si të të vrarëve ashtu edhe të të arrestuarve.
Bashkëpunimin me palën maqedonase e ka konfirmuar për KTV-në edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.