Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, kryesuesi i seancës, ia ka bërë 8 me 2. Derisa Grabovci kërkoi një pauzë 15 minutëshe, kur po flitej për amendamentin e 12 të projektbuxhetit, kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti i thotë që njëherë e përfundojmë këtë e pastaj merremi me pauzë, raporton Gazeta Blic.
Menjëherë, pas këtij debati, fjalën e merr deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka kërkuar që të mos hedhet fare në votim ky amendament i propozuar nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Hamitit, i cili i tha Gaxherrit se e ka kotë për instruksione, raporton Gazeta Blic.
“Kot e ke, unë e di se si veprohet”, ka qenë përgjigja e Hamitit.
Megjithatë, Hamiti e hodhi në votim amendamentin e 12, i cili nuk kaloj./ Gazeta Blic